Mijëra britanikë i kremtuan Krishtlindjet me larje në lumenj, pellgje e dete. Ata nuk mundi t’i pengojë dot madje as moti i keq me erë dhe shi që po dominon në mbarë vendin.

Në këtë mënyrë, "luanët e detit” (kështu quhen sportistët, notarët që merren me not dimëror në pishina të hapura) të Londrës u nisën drejt Hyde Park mu në zemër të kryeqytetit britanik, ku kryen ceremonialin e zhytjes në ujë në njërin prej pellgjeve të tij. Por shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar shkuan posaçërisht për këtë ritual në det.

Tradita e zhytjes në ujë në ditën e Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe lindi që një çerek shekulli më parë.

0Numrit rekord të personave që dëshirojnë të notojnë gjatë festës së Krishtlindjeve i ka shërbyer dimri mjaft i butë, madje i pazakontë për këtë brez klimaterik i këtij viti: gjatë dhjetorit temperatura në Londër ka arritur deri në 14 gradë Celsius.