0Dhe kjo mund të shpjegohet fare lehtë në qoftë se do të kujtojmë atë fakt, se sa shumë njerëz prej atyre që jetojnë aktualisht dolën të tërhequr, në këtë apo atë mënyrë, në vorbullën thëthitëse të tragjedisë afgane. Gjatë një dekade të plotë ushtarake në frontet e luftës afgane gjetën vdekjen pak më shumë se 15 mijë qytetarë sovjetikë. Humbjet e ushtrisë së rregullt të Afganistanit janë vlerësuar në 26.5 mijë të vrarë dhe 28.000 të zhdukur pa lënë gjurmë.

Ekziston një kompleks i tërë shkaqesh përse udhëheqja sovjetike mori vendimin për të futur kontingjentin e kufizuar të trupave të veta në Afganistan. Ja se çfarë thotë në lidhje me këtë eksperti rus Juri Llaletin:

- NATO-ja mori vendimin për të dislokuar raketat me rreze të mesme veprimi në Evropë. Kjo u bë pika që mbushi kupën e durimit të udhëheqjes sovjetike. Dhe më 25 dhjetor filloi futja e trupave sovjetike në Afganistan, e cila zgjati vetëm dy ditë. Supozohej se kontingjenti i trupave ushtarake nuk do të përfshihej në kurrfarë mënyre në luftime. Por lufta është luftë. Dhe trupat sovjetike u detyruan të marrin pjesë në veprime aktive luftarake. Gradualisht u bë e qartë se me përpjekje ushtarake është e pamundur të mposhten afganët. Sepse një ndihmë shumë e madhe u jepej muxhahidëve nga jashtë. Militantët afganë furnizoheshin vazhdimisht nëpërmjet kufirit afgano-pakistanez. Ndërsa ky rrip kufitar ishte e pamundur të mbyllej për shkak të terrenit shumë të thyer malor. Dhe më e rëndësishmja, sigurisht, ishte rezistenca e njerëzve të zakonshëm, refuzimi i vendosur i pranisë së trupave të huaja në territorin e vendit të tyre. Si rezultat, më 15 shkurt të vitit 1989 trupat sovjetike u tërhoqën nga Afganistani.

Duam të vemë në dukje se fillimisht afganët silleshin me shumë respekt ndaj fqinjit të vet verior. Dhe vetëm pas fillimit të intervencionit ata nisën ta perceptojnë si armik Bashkimi Sovjetik. Por edhe në këtë rast afganët i jepnin megjithatë hakun që i takon sovjetikëve (të cilët i quanin shuravi) për vetë faktin që ata përpiqeshin të rregullonin vazhdën e jetës së tyre, kontribuonin në zhvillimin e industrisë lokale, sferave humanitare dhe sociale. Domethënë opinioni publik afgan përkatësisht Bashkimit Sovjetik ishte, si të paktën, i diskutueshëm, kontradiktor, duhet thënë.

0Sot opinioni publik afgan ndaj SHBA-së është më tepër negativ. Qarkullon mendimi i konsoliduar se amerikanët nuk bënë asgjë për zhvillimin ekonomik të Afganistanit (megjithëse nuk është aspak kështu në të vërtetë). Megjithatë, sido që të përpiqen t’i kënaqin pushtuesit afganët, rezistenca e tyre do të vazhdojë për aq kohë sa të mos largohet edhe ushtari i fundit i huaj nga territori i këtij vendi.