Avioni ushtarak i transportit “An-72”, i cili i përkiste Shërbimit Kufitar të Kazakistanit, fluturoi nga Astana për në Shymkent dhe u rrëzua rreth 15 km larg aeroportit të destinacionit. Në bordin e tij ndodheshin shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe 20 ushtarakë, midis tyre dhe Kreu i Shërbimit Kufitar të Republikës, Koloneli Turganbek Stambekov. Nga katastrofa ajrore nuk ka mbijetuar asnjeri. Shkaqet e rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura.