Krerët e Sinagogës së Bashkuar të Londrës votuan për të drejtën e grave për të drejtuar sinagogat në kundërshtim me ligjet fetare disa shekullore orthodhokso-hebreje.

Para miratimit të amendamentit në fjalë në Sinagogën e Bashkuar grave u lejohej mbajtja e postit të Zv. Ravinit kryesor dhe menaxhimi financiar i sinagogës.

Shumë njerëz e pritën me gëzim këtë risi. Disa besojnë se ky hap do të ndihmojë për të hapur një faqe të re në historinë e hebrenjve.