0Krijimi i këtij klubi ishte një përgjigje, reagim ndaj globalizimit të ekonomisë. Në fund të viteve ‘90 u bë mëse e qartë: ndërvarësia e ekonomive është aq e madhe, saqë vendimet e marra në kuadër të juridiksioneve individuale (të veçanta) nuk mund të mos ndikojnë në ritmet dhe shkallën e zhvillimit në të gjitha ekonomitë e tjera. Për të koordinuar këto procese dhe u formua Klubi i “G-20”, i cili bashkon në radhët e veta 20 ekonomitë më të mëdha të botës.

Në vitet e para pas themelimit të vet "G-20" ka ekzistuar si një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të ministrave të financave dhe krerëve të bankave qendrore. Por, kur në gjysmën e dytë të viteve 2000 pllakosi kriza globale financiare, mekanizmat e "Njëzetëshes së Madhe" vendosën t’i përdorin për hesap të vet politikanët. Dhe nga Klub i financierëve profesionalë “G-20” u shndërrua në klub të kryetarëve të shteteve. Ky vendim doli plotësisht i argumentuar, i justifikuar në realitet - pika më e ulët e krizës u arrit të kalohet shumë shpejt, kujton Sergei Storçak:

- Filloi reforma reale e Fondit Monetar Ndërkombëtar. U morrën masat lidhur me zgjidhjen e problemeve që kishin të bënin në rregullimin financiar të tregjeve, të cilat sollën me vete krizën globale.

Financimi i investimeve dhe problematika e borxheve - këto janë temat tradicionale të “G-20”. Sot është e nevojshme të kuptohet se me çfarë mund të zëvendësohen kreditë bankare, të cilat për shumë vite me radhë kanë shërbyer si bazë për financimin e proceseve të investimeve. Pikërisht nën presidencën e Rusisë dhe do të merret “G-20” me reformimin e arkitekturës globale financiare. Baza të saj, si dhe më parë, do të vazhdojnë të jenë FMN-ja dhe valutat rezervë (dollari dhe euro). Por forma e sistemit global financiar duhet të ndryshojë, thotë Sergei Storçak:

- Fjalë bëhet, para së gjithash, për ndryshimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar të raportit të votave ndërmjet vendeve të vjetra të industrializuara dhe shteteve me tregje në zhvillim. Por ky është një proces i vështirë.

0"Njëzetëshja e Madhe" bashkon 19 ekonomitë më të mëdha kombëtare të botës dhe Bashkimin Evropian. Në total vendet anëtare të “G-20” japin 90% të prodhimit të brendshëm bruto botëror dhe realizojnë 80% të tregtisë botërore. Rusia do të kryesojë në këtë organizatë deri në dhjetor të vitit 2013.