Grupet ruse të pilotazhit të lartë "Strizhi" (russ.«Стрижи») dhe "Kreshnikët rusë" (russ.«Русские витязи») do të kalojnë në avionë të tipit të ri. Për këtë njoftoi Komandanti i Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, Gjeneral-lejtnanti Viktor Bondarjov. Ekipet e pilotazhit do të kalojnë respektivisht në fluturimet me gjuajtësit "Su-30SM" (russ.“Су-30CM” dhe "Su-35 (russ.“Су-35”).

Aktualisht "Strizhi" kryejnë fluturime me katër gjuajtës të tipit “MiG-29” (russ."МиГ-29") dhe dy “MiG-29UB (russ."МиГ-29УБ”). Në përbërjen e armatimeve të "Kreshnikëve rusë" janë katër gjuajtës “Su-27P” (russ."Су-27П) dhe dy “Su-27UB” (russ."Су-27УБ).

0Viktor Bondarev njoftoi gjithashtu se planifikohet krijimi i një ekipi pilotazhi, i cili do të kryejë fluturime demonstrimi me avionët trajnues luftarakë “Yak-130” (russ."Як-130").