Në Britaninë e Madhe shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytjet më të mëdha për këto vitet e fundit në vend.

Fatkeqësia natyrore goditi, në veçanti, qarkun Devonshire në jugperëndim të Anglisë. Në një sërë rajonesh është ndërprerë komunikimi hekurudhor dhe automobilistik, duke përfshirë edhe Skocinë. Gjatë 4 ditëve ra një sasi e paparë reshjesh. Qindra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në prag të Krishtlindjeve.

0Niveli i ujit vazhdon të rritet. Autoritetet lokale kanë bërë gjithsej rreth 400 paralajmërime në lidhje me kërcënimin e përmbytjeve në të gjithë vendin. Shirat nuk parashikohet të ndalojnë së shpejti, kështu që për Krishtlindje britanikët i presin shumë surpriza të pakëndshme.