Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i kërkon Suedisë ndalimin e veprimtarisë së faqes së Internetit "Kavkaz Center" dhe ekstradimin në Rusi të Eldar Zamzina-s, anëtarit të grupit radikal islamist "Hizb ut Tahrir". Kjo është njoftuar të hënën në faqen e Internetit të ministrisë.

"Fakti që duke filluar nga vera e këtij viti transmetimet në këtë faqe Interneti kryhen nga jashtë Suedisë, siç edhe deklaron Stokholmi, nuk i anullon detyrimet ligjore ndërkombëtare të Suedisë për të ndaluar veprimtarinë e "Kavkaz-Center" në territorin e saj në përputhje me vendimin e Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ",- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.