Ekspertë ushtarakë rusë ndodhen në një sërë objektesh të mbrojtjes kundërajrore të Sirisë, ku kryejnë dezhurne luftarake për drejtimin sistemeve më të mira të mbrojtjes kundërajrore të këtij vendi, shkruan gazeta britanike “The Guardian” me referim te burimet e veta. Sipas të dhënave të botimit, disa prej këtyre komplekseve u vendosën në Siri pas fillimit të luftës civile në vend.

0Siç vë në dukje “The Guardian”, prania e oficerëve rusë në objektet siriane të mbrojtjes kundërajrore mund të komplikojë seriozisht operacionin e mundshëm të NATO-s si nga këndvështrimi ushtarak, ashtu dhe ai politik. Më parë zyrtarët rusë e kanë mohuar informacionin në lidhje me praninë e tyre ushtarake në Siri.