Dy zjarrfikës u vranë dhe dy të tjerë morrën plagë me armë zjarri kur mbërritën në qytetin e vogël të Webster, në shtetin e New York-ut, në përgjigje të një thirrjeje për ndihmë. Kreu i njërit prej departamenteve të policisë së shtetit Gerald Pickering tha se personat e armatosur, të cilët qëlluan, mund të jenë disa. Nga komentet e policisë nuk është e qartë nëse janë përcaktuar të dyshuarit e krimit apo jo.

Për shkak të asaj që ndodhi, për disa orë me radhë zjarrfikësit nuk mund të fillonin shuarjen e zjarrit që përfshiu disa ndërtesa. Forcat speciale të policisë evakuuan banorët nga shtëpitë e ndodhura në afërsi të vatrës së zjarrit.

Tragjedia e re mund të ashpërsojë ndjeshëm debatet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të mbajtjes së armëve në SHBA, debate këto që shpërthyen me një furi të re pas masakrës në shkollën Sandy Hook.