Disa media arabe, si dhe opozitarët sirianë, njoftuan mbi përdorimin e armës kimike nga ushtria e qeverisë siriane.

Njoftohet se në një nga rrethinat e qytetit të Homsit nga ajri u hodhën dy kontenierë me substanca helmuese. Si rezultat, nga asfiksia kanë vdekur 6 (sipas burimeve të tjera - 7) persona.

Shumë banorë të rrethinave u drejtuan në spital me ankesat për nauze (të përziera), humbje të ndjenjave si dhe probleme me frymëmarrjen. Një pjesë e viktimave ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në rrjet është shfaqur një video, autorët e të cilës argumentojnë se xhiruan procesin e reanimimit të njërit prej personave të helmuar.

Pavarësisht nga informacioni, nuk ka ende asnjë konfirmim mbi përdorimin e armës kimike në Siri.

0http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=i5p1AJvQq4I