Faqja e Internetit “WikiLeaks” do të publikojë së shpejti serinë e radhës të dokumenteve të klasifikuara, përmbajtja e të cilave "do të prekë të gjitha vendet e botës", njofton Agjencia France-Presse, me referim te deklarata e krijuesit të këtij projekti Julian Assange.

0Më 20 dhjetor Assange iu drejtua mbështetësve të vet nga ballkoni i Ambasadës ekuadoriane në Londër, duke kremtuar në këtë mënyrë qëndrimin e tij gashtë-mujor brenda mureve të kësaj ambasade.Themeluesi i “WikiLeaks” deklaroi se gjatë vitit 2013 portali do të postojë më shumë se një milion dokumente të klasifikuara, të cilat po përgatiten aktualisht për botim.