0Spektaklin, i cili luhet në skenën e vogël të teatrit, e realizoi regjisori i ri Dimitri Beljanushkin. Mbi punën e vet me kompozitorët bashkëkohorë dhe përse ai i dha preferencë zhanërit të teatrit muzikor, regjisori i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Për të diplomuarin e kohëve të fundit të Akademisë ruse të Artit Teatral, Dimitri Beljanushkin, puna e tanishme regjisoriale u bë spektakli i parë vlerëplotë në skenë. Detyra që u shtrua përpara tij ishte vënia në skenë e një spektakli me muzikë bashkëkohore, e cila tradicionalisht pranohet, perceptohet me vështirësi nga spektatori. Dimitrit iu sugjeruan veprat e dy kompozitorëve-femra: "Këngët pranë pusit” e Elena Llanger (russ. «Песни у колодца» Елены Лангер) dhe "Të verbërit" e Lera Auerbah (russ. «Слепыe» Лерa Ауэрбах). Të dyja këto autore jetojnë prej shumë kohësh jashtë Rusisë. Ato punojnë në mënyrë mjaft aktive dhe shkruajnë me porosi të muzikantëve të njohur rusë. Dimitri Beljanushkinthotë se ia hyri me entuziazëm punës me këtë material të vështirë:

- Meqenëse këto janë kompozitore bashkëkohore, muzika e të cilave nuk është e njohur për të gjithë, sidomos në Rusi, ishte e nevojshme për ta bërë këtë histori të perceptueshme dhe të qartë, të tillë që të mund ta kuptojë edhe fëmija. Publiku mund të befasohet e të habitet jo vetëm me zhveshjen e dikujt në skenë, ose me vendosjen e një tualeti (banje) në të. Audienca mund të impresionohet, të bëhet për vete me një stil interesant, ndonjë pikturë, ide e kështu me radhë.

Nëse vepra "Të verbërit" e Lera Auerbah ishte konceptuar nga autorja si një opera, kompozimi "Këngët pranë pusit” i Elena Llanger, bazuar në tekstet folklorike, është, në fakt, një cikël vokal, të cilin kompozitorja vendosi ta shndërrojë në spektakël. Autorja thotë se Dimitri i sugjeroi asaj të ndryshojë vijueshmërinë e numrave, përvijoi linjën dramatike, duke dhënë kontributin e vet në krijimin e veprës. Në këtë spektakël janë përfshirë edhe këngëtarë të rinj, prej të cilëve Dimitri kërkoi jo vetëm shpalosjen e mjeshtërisë vokale:

- Për mua ishte e rëndësishme që artisti edhe të këndonte, edhe të mund të lëvizte pa vështirësi gjatë kësaj në skenë. Krijohen jo rrallëherë situata të tilla absurde kur një artist me zë të mirë thotë se ai nuk mund të kthejë kokën në skenë, sepse në atë moment është duke kënduar. Prandaj unë i kam detyruar artistët në prova të zvarriten, të ecin këmbadoraz dhe të këndojnë njëkohësisht, të shtrihen në skenë e të bëjnë gjithfarë veprimesh të tjera.

Dimitri ka punuar jo vetëm në Teatrin Muzikor të Stanisllavskit dhe Nemiroviç-Dançenko. Ai ka vënë në skenë spektakël edhe në Voronezh. Në të ardhmen e afërt ai planifikon gjithashtu të punojnë në provincë. Për të është me interes si bashkëpunimi me autorët bashkëkohorë, ashtu dhe interpretimi i klasikëve. Pavarësisht reagimit ndonjëherë negativ të publikut rus ndaj interpretimit të pazakontë ose të papercetueshëm për të të veprave të njohura, regjisori i ri është i mbushur plot vendosmëri dhe i gatshëm për të eksperimentuar edhe më tej:

0Audienca bashkëkohore, kur niset për në teatër, duhet të perceptojë qartë: se ajo shkon atje për të parë punën e regjisorit. Kurse regjisori, duan apo jo ta pranojnë këtë kritikët, është tashmë vetë si një artist, ai është një bashkë-autor. Dhe kësaj s’ke ç’i bën, duhet ta pranosh. Ndoshta, mund të arrijë momenti që gjithë kësaj pune t’i vijë fundi, audienca mund të shprehet se është e lodhur prej saj. Ajo do të thotë: "Më jep kontakt të drejtpërdrejtë!"