0Dhe, si gjithmonë, ai do t'i kushtohet diskutimit të çështjeve konkrete të bashkëpunimit dypalësh. Ndihmësi i Presidentit rus, Jury Ushakov, në veçanti, vë në dukje si vijon:

- Me interes më të madh është bashkëpunimi në fushën e energjetikës. Do të diskutohen të gjitha çështjet aktuale të bashkëpunimit tonë, duke përfshirë edhe një çështje të tillë neuralgjike, të nxehtë si anulimi i mundshëm i vizave. Tani për tani kjo çështje po avancon në mënyrë të ngadalshme. Prandaj Vladimir Putin do të bëjë thirrje për përshpejtimin e këtij proces. Ne besojmë se pikërisht heqja e vizave mund të japë një shtysë të re, impuls real për afrimin e mëtejshëm mes Rusisë dhe vendeve të BE-së.

Përsa i përket bashkëpunimit energjetik, gur i provës vazhdon të mbetet në të, si dhe më parë, Paketa e 3-të e BE-së për Energjinë. Ajo u miratua nga Bashkimi Evropian tre vjet më parë dhe synon liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit natyror. Qëllimi thelbësor i Paketës - kufizimi i të drejtës së kompanive të mëdha për të zotëruar dhe menaxhuar rrjetet e energjisë, më saktësisht, ndarja e biznesin të shitjes dhe transportit të gazit. Pala ruse nuk pajtohet me këtë, pasi kompanitë e saj të mëdha energjetike janë njëkohësisht edhe pronare të rrjeteve të transportit të energjisë, edhe shitëse. Në përgjigje të kësaj pozite në shtator Komisioni Evropian inicioi procedurat antitrust kundër “Gazprom-it”. Në lidhje me këtë Moska i bën thirrje partnerëve të vet për të respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare dhe për të treguar urtësi, me qëllim që të mos i shkaktohet dëm marrëdhënieve tashmë të testuara nga vetë koha.

Jo më pak kompleks do të jetë edhe debati për çështjet ndërkombëtare, në veçanti, për rregullimin e situatës në Siri. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se në lidhje me parametrat kryesorë mosmarrëveshje mes BE-së dhe Rusisë nuk ka, tha Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov:

- Edhe ne, edhe BE-ja duam të arrijmë ndalimin e dhunës, ndalimin e vrasjeve dhe vdekjen e banorëve paqësorë, bëma këto që ndodhin vazhdimisht atje. Dhe ne duam një zgjidhje të tillë të krizës siriane, e cila të mundësojë ruajtjen e Sirisë si një shtet unik, që jeton në paqe me fqinjët e vet dhe ndjek një politikë të arsyeshme dhe të përgjegjshme. Ne nuk gjejmë gjuhë të përbashkët në lidhje me taktikën e arritjes së këtij qëllimi. Në bazë, në thelb të idesë që propozon Rusia qëndron dokumenti, i cili mban nënshkrimet e udhëheqësve të një rrethi të gjerë shtetesh, ndër të tjera dhe të shumë vende të BE-së - Komunikata e Gjenevës e datës 30 qershor të këtij viti.

0Gjatë Samitit në nivel të lartë planifikohet gjithashtu edhe shqyrtimi i çështjeve aktuale ndërkombëtare që lidhen me zgjidhjen e situatës së krizës në rajone të tjera të botës. Dhe bashkë me këtë, siç theksuan në shërbimin për shtyp të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin do të ripohojë sërish qasjen, parimin bazë për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare - respektimin e pakushtëzuar të normave të së drejtës ndërkombëtare.