Kryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë Mario Monti ditën e premte në mbrëmje mund të shpallë dorëheqjen e tij, njofton faqja e Internetit e gazetës italiane “La Repubblica”.

Sipas të dhënave të saj, Mario Monti njoftoi për këtë vendim në një takim me Presidentin e Italisë Giorgio Napolitano.

Si rezultat i vendimit të Mario Monti kompetencat e qeverisë do të përfundojnë rreth dy muaj përpara afatit.

Mario Monti u emërua Kryetar i qeverisë në nëntor të vitit 2011, pas rënies së qeverisë së Silvio Berluskonit, Liderit të partisë "Populli i Lirisë".