Rritja e GDP-së në Rusi në periudhën janar-tetor të këtij viti rezultoi në 3.7%. Të dhëna të tilla përmendi sot në "konferencën e madhe për shtyp" Presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas fjalëve të Presidentit, në sfondin e recesionit në zonën e euros dhe ngadalësimit të ritmeve të rritjes në SHBA dhe Kina, ky është një rezultat i mirë.

0Sot në Moskë po zhvillohet konferenca e zgjeruar për shtyp, në të cilën Vladimir Putin do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv është përdorur analizatori i fjalës, i cili do të tregojë fjalët e përdorura më shpesh, sfondin emocional të fjalimit, raportin e temave të prekura në të dhe emrat e përmendur gjeografikë.