Pritja e datës 21 dhjetor në Guatemala, të cilën shumë e konsiderojnë si ditën e fundit të botës, ka filluar me ceremonitë e pastrimit të vendeve të shenjta të civilizimit Maya nën drejtimin e priftërinjve paganë. Ceremonitë e pastrimit do të zhvillohen në 20 vende të shenjta në vend.

Priftërinjtë paganë të Maya u bëjnë thirrje të gjithëve për një meditim të përgjithshëm në emër të unitetit të popujve, shoqërive dhe familjeve, për të arritur paqen dhe për të ndryshuar vetëdijen e njerëzimit. Vetëm në këtë mënyrë, mendojnë ata, mund të shpëtohet Toka Mëmë dhe të arrihet vëllazëria e vërtetë mes banorëve të saj.