Më shumë se 600 pasues të sektit "Zoti i Plotfuqishëm", i cili predikon fundin e afërt të botës, u arrestuan në Kinë. Për shumicën e tyre, sipas njoftimeve të mediave kineze, është dhënë masa e arrestit administrativ në lidhje me akuzën për "prishje të qetësisë publike" për një periudhë nga 5 deri në 10 ditë. Rrjedhimisht, pasuesit e këtij sekti do ta presin datën e radhës së parashikimit të katastrofës universale - 21 dhjetorin - në dhomat e paraburgimit.

Pasuesit e sektit flasin rreth pashmangshmërisë së katastrofave natyrore - tërmeteve, cunamit, epidemive vdekjeprurëse, aksidenteve ajrore dhe degradimit të mjedisit, të cilat i dërgohen njerëzimit “për mëkatet e tij” nga "Zoti i Plotfuqishëm".