Izraeli ka miratuar planet për ndërtimin e 523 blloqeve të banimit për hebrenjtë në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, çka përbën hapin e parë drejt ndërtimit të një qytetiti të ri në lokalitetin e Gush-etzion. Kjo u njoftua të enjten nga Këshilli lokal i Strehimit. Ndërtimi u miratua nga Ministria e Mbrojtjes.

Udhëheqja palestineze e kundërshton fuqishëm veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebreje nga ana e Izraelit në territoret e pushtuara. Ndërprerja e ndërtimit përbën një nga kushtet e vendosura prej palestinezëve për rifillimin e bisedimeve të paqes me izraelitët.