India sot ka kryer një provë të radhës të suksesshme të raketës me një fazë të vetme dhe me rreze të shkurtër fluturimi "Prithvi-2" nga një sistem i lëvizshëm lëshimi. Lëshimi i saj në largësinë maksimale prej 350 km u krye në poligonin e testimeve Balasore në shtetin lindor të Orissa.

"Prithvi" është një raketë balistike e aftë të mbartë mbushje bërthamore. Raketa "Prithvi-2" ka një gjatësi prej 9 metrash dhe diametër 1 metër. Ajo mund të mbartë një mbushje bërthamore me peshë deri në 500 kg. Pjesa e parë e testimeve të raketës u zhvillua në fillim të tetorit.