Shpërbërja nga jashtë apo brenda?

0Problemi i parë i Dejtonit konsiston në faktin, se në funksionimin e shtetit nuk ekzistojnë pikërisht mekanizmat e nevojshëm që duhet të zotërojë shteti. Bosnja dhe Hercegovina gjatë gjithë historisë së vet nuk është ndarë ndonjëherë në pjesë. Ajo ka qenë gjithmonë një e tërë e pandarë gjatë kohës së sundimit të mbretërve boshnjakë në periudhën e Mesjetës, në periudhën e Perandorisë Osmane, gjatë ekzistencës së Perandorisë Austro-Hungareze dhe në kohën e drejtimit të Titos. Unë jam mëse i bindur se gabimi i parë i Dejtonit u bë ndarja në pjesë e Bosnjë e Hercegovinës. Dhe gabim i dytë - krijimi i Federatës së myslimanëve e kroatëve si dhe i Republika Srpska.

Ka patur shumë strategë që ofronin opsione të ndryshme për Jugosllavinë në fillim të rënies, kolapsit të vendit. Midis tyre ishte, sigurisht, edhe Zbigniew Brzezinski. Ai është para së gjithash anti-komunist. Dhe në këtë kuptim prognozat e tij, analiza e zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve nga ai kishin të bënin me vendet ku sundonin regjimet komuniste. Atë e preokuponin më tepër se gjithçka regjimet komuniste. Ato e irritonin keq Brzezinskin dhee pengonin atë në gjithçka.

Ish Jugosllavia luante rolin e vet në politikën botërore dhe kishte periudhën e saj të ekzistencës. Ajo e konsumoi këtë afat, po ashtu si dhe forcat dhe financat e veta. Vendi nuk mund të ekzistonte më pa karizmën e Titos. Me qëllim që në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) të arrihej në një Marrëveshje të re politike, nevojiteshin forca të mëdha politike. Për fatin tonë të keq, në republikat e Jugosllavisë nuk kishte personalitete të tilla të forta politike që të ishin në gjendje t’i mbushnin mendjen, por ndoshta dhe t’i detyronin republikat për të arritur në një marrëveshje politike, sikur dhe me anë të ushtrimit të presionit politik, vullnetit politik apo kompromisit politik. Më i fortë nga të gjithë ishte Sllobodan Millosheviçi, por ai nuk dëshironte ekzistencën e kurrëfarë Jugosllavie. Prandaj zhdukja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), shpërbërja e saj erdhën nga brenda dhe jo nga jashtë. RSFJ-në nuk e ndanë në pjesë as amerikanët, as rusët, as gjermanët.

Stipe Mesiç kishte një mendim mjaft të rreptë edhe për atë që po ndodhte në Kroaci pas marrjes së pavarësisë.

Privatizimi
Pas krijimit të shteteve të pavarura në territorin e ish-Jugosllavisë ndodhi plaçkitja, grabitja e paparë e ndërmarrjeve industriale. Përqendrimi fillestar i kapitalit duhej sigurisht të ndodhte, ndërkaq jo në duart e ndërmarrjeve publike, ose të ashtuquajturave ndërmarrjeve shtetërore, dhe në duart e atyre që e krijuan këtë kapital. Por ata nuk i drejtonin këto ndërmarrje, ata nuk i blinin dot ato. Sepse për këtë qëllim ata thjesht nuk kishin para. Prandaj grabitja, vjedhja drastike, e cila ka ndodhur menjëherë pas shpërbërjes së RSFJ-së, ka vend edhe sot e kësaj dite.