Lëvizja "FEMEN" organizoi një aksion protestë pranë Ambasadës egjiptiane në Stokholm. Në aksionin e drejtuar kundër projekt-kushtetutës së Presidentit të Egjiptit, Mohammed Mursi, u përfshi edhe aktivistja anti-islamike egjiptiane Aliya al-Mahdi.

Këtë herë vajzat u paraqitën jo thjesht topless, por plotësisht lakuriq. Ato mbanin në duar pankarta, të cilat simbolizonin tre librat kryesore fetarë, duke paralajmëruar botën për rreziqet e teokratizimit të kushtetutës. Në gjoksin e zbuluar të Aliya al-Mahdi ishte shkruar "Sheriati nuk është kushtetutë", pjesën e poshtme ajo e kishte mbuluar me një poster në formën e Kuranit.