Ditën e mërkurë në Korenë e Jugut filluan zgjedhjet presidenciale - qendrat e votimit u hapën më 06:00 sipas orës lokale. Tetë orë mbas hapjes së pikave të votimit, pjesëmarrja e zgjedhësve tejkaloi 50%, dëshmojnë të dhënat e komisionit zgjedhor.

0Për postin e Presidentit të vendit pretendojnë shtatë kandidatë, megjithatë ekspertët pajtohen me mendimin se lufta e vërtetë elektorale do të zhvillohet midis Përfaqësueses së "Partisë së kufijve të rinj", 60-vjeçares Park Guen-Hye, dhe kandidatit nga Partia e Bashkuar Demokratike, 59-vjeçarit Mun-Chzhe-In.