Synimi i nënës së Adam Lanza, që organizoi masakrën në një shkollë fillore në qytetin amerikan Newtown (shteti Connecticut), për ta dërguar atë për trajtim të detyrueshëm në një spital psikiatrik, mund ta ketë shtyrë atë në kryerjen e krimit monstruoz, njoftojnë mediat amerikane me referim te bashkëpunëtorët e organeve të zbatimit të ligjit, të cilët merren me hetimin e këtij rasti.

0"Me sa duket, Adam Lanza u mërzit shumë dhe u zemërua. Ai mund të ketë menduar se nëna, thjesht, dëshiron të shpëtojë prej tij, ta heqë qafe. Ndoshta kjo dhe ishte arsyeja e “shpërthimit” të tij", - deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv "Fox News" djali i pastorit të një kishe lokale, i cili njihet me familjen e Adam Lanza dhe familjet e shumë prej viktimave të tij.