Gjykata e qytetit francez të Marsejës dënoi psikiatrin Daniele Canarelli me një vit burg me kusht për një vrasje të kryer nga pacienti i tij, njofton BBC News. Gjithashtu Canarelli do t’u paguajë 8500 € si kompensim moral të afërmve të viktimës.

Faji i psikiatrit, sipas mendimit të gjykatësit, qëndron në faktin se gjatë trajtimit të pacientit të tij, Joel Gaillard, mjeku nuk ka vërejtur që pacienti përbënte rrezik për shoqërinë dhe nuk e ka vënë atë nën mbikëqyrje të veçantë.

Canarelli e ka kuruar Gaillard-in, i cili vuan nga skizofrenia paranojake, për katër vite me radhë, sqaron Agjencia Reuters.