Në Pakistan u pezullua programi i vaksinimit të popullsisë kundër poliomelitit pas një serie sulmesh të ndërmarra ndaj pjesëmarrësve të kësaj fushate, njoftoi Agjencia France-Presse.

Fushata e vaksinimit filloi më 17 dhjetor. Menjëherë pas kësaj në vend ndodhi një seri sulmesh, viktima të së cilave u bënë të paktën 9 persona - pjesëmarrës të misionit të vaksinimit. Përgjegjësinë për incidentin e ndodhur ende nuk e ka marrë askush mbi vete.

0Autoritetet lokale nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që pas sulmeve në fjalë të qëndrojnë militantët e lëvizjes "Taleban". Më herët talebanët e lëvizjes "Tehrik-i-Taliban Pakistan" deklaruan se çdo vaksinim bie në kundërshtim me normat e Islamit dhe duhet të ndalohet.