0Rusia po vazhdon të forcojë ndikimin e saj në tregun e armëve të Amerikës Latine, i cili më parë ka qenë praktikisht i mbyllur për prodhuesit e armëve ruse.

Pak ditë para lajmit mbi krijimin e sipërmarrjes së përbashkët ndodhi edhe një ngjarje tjetër, e cila mund të quhet me të drejtë të plotë eveniment i rëndësishëm: kompania "Helikopterët e Rusisë" (russ. «Вертолеты России») ka nënshkruar kontratën e parë të eksportit për ofrimin e helikopterëve “Ka-62” me kompaninë ajrore braziliane Atlas Taxi Aereo. Transportuesi ajror brazilian, i cili aktualisht përdor helikopterët amerikanë “S-76” dhe ata rusë “Mi-171” (russ. Ми-171», duhet të marrë në vitet 2014-2016 shtatë helikopterë “Ka-62”. Në këtë kontratë është përfshirë gjithashtu mundësia (opsioni) për ofrimin edhe të shtatë aparateve të ngjashme fluturuese. Nëse furnizimi i “Mi-171” dhe modifikimeve të tjera të helikopterit të tipit “Mi-8” nuk habit më askënd, avancimi i helikopterit të lehtë “Ka-62” në tregun e “uzurpuar” plotësisht nga furnizuesit amerikane dhe evropiane të helikopterëve të kësaj klase, nuk mund të mos vihet në pah. Ndërkohë, duhet thënë, se dërgesat e helikopterëve “Mi-171” në Brazil gjithashtu do të vazhdojnë.

Ka shfaqur interes të gjallë ndaj sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe helikopterëve rusë edhe Argjentina. Por për arsye ekonomike ajo nuk ka ndërmend të realizojë blerje në shkallë të gjerë të armatimeve. Furnizimet e teknikës ushtarake të Rusisë në këtë vend tani për tani kufizohen me sasi të vogla të helikopterëve “Mi-171E”, të cilët shfrytëzohen, në veçanti, për fluturimet nga Argjentina në Antarktidë.

Nga shumica e vendeve të Amerikës Latine aktualisht nuk mund të priten kërkesa për dërgesa të mëdha të armatimeve ruse si për shkak të mungesës së ndofarë kërcënimeve evidente të jashtme, ashtu dhe për forcë të situatës ekonomike që lë shumë për të dëshiruar tani në këtë rajon.

Në 10-20 vitet e ardhshme Amerika Latine, përkatësisht vëllimeve të blerjeve të armatimeve ruse, do të mbetet shumë mbrapa vendeve aziatike. Duke ruajtur bashkëpunimin me Venezuelën në nivelin e tanishëm, eksportet ushtarake ruse në vendet e rajonit nuk ka gjasa të tejkalojnë treguesin vjetor prej 1-1.5 miliardë $. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Hugo Chavez dhe situata e paqartë me trashëgiminë e pushtetit në Venezuelë, e detyrojnë Rusinë të mendohet rreth perspektivave të bashkëpunimit me këtë vend. Përveç kësaj, në të ardhmen do të vijë duke u rritur konkurrenca nga ana e Kinës dhe, natyrisht, do të vazhdojë të ruhet ndikimi i SHBA-së dhe vendeve të Evropës Perëndimore në tregjet e armatimeve.

0Përfundimi i kontratave me Brazilin mund të hapë perspektiva të mëdha për bashkëpunim. Brazili është i interesuar në fitimin e qasjes në teknologjitë më të fundit të industrisë aerokozmike ruse, në veçanti, në zhvillimin e projektit të avionit gjuajtës të gjeneratës së pestë. Përveç kësaj, planet e Brazilit për pajisjen e flotës së vet me nëndetëse bërthamore kërkojnë gjithashtu njohjen me teknologjitë më të fundit të huaja në këtë fushë. Dhe, siç mund të vërehet në shembullin e bashkëpunimit me Indinë, Rusia mund të ndajnë plotësisht me të një informacion të tillë.