Vetë fakti që super agjente ishtë një grua e tronditi, e habiti pa masë Kathryn Bigelow:

- U habita shumë kur e mësova këtë gjë. Unë e pranoj se nuk do ta kisha ndryshuar vendimin tim për të xhiruar filmin në fjalë edhe në qoftë se agjenti do të kishte qenë mashkull. Por unë mbeta jashtëzakonisht e impresionuar dhe ndjeva krenari për faktin se ajo ishte një grua.

Radiokompania "Zëri i Rusisë" mësoi disa detaje të panjohura ende të këtij operacioni gjatë komunikimit me gazetarin Greg Miller. Ai ishte personi i parë që publikoi informacionin në lidhje me agjenten sekrete të CIA-s:

- Ajo ka luajtur në këtë operacion rolin e të ashtuquajturës shënjuese, orintuese (ndihmëse). Kjo ishtë një detyrë krejtësisht unikale. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë në Pakistan, ka analizuar një sasi të madhe informacioni të mbledhur nga agjentët në lidhje me "Al-Qaeda-n". Ajo mbikëqyrte gjithashtu punën e rrjetit agjenturor dhe kërkonte njerëz të përshtatshëm, të cilët mund të rekrutoheshin për të bashkëpunuar me agjencinë amerikane të inteligjencës.

Sipas fjalëve të Greg Miller, në pranverën e vitit 2012 agjentja sekrete u shpërblye për punën e saj me një çmim të hollash dhe u nderua me medaljen për shërbim efektiv në agjencinë e zbulimit (Distinguished Intelligence Medal). Kjo është një nga dekoratat më të larta. Dhe pikërisht në atë moment ajo për herë të parë, si i thonë fjalës, i dha liri ndjenjave e impresioneve të veta, që i ishin akumuluar në shpirt, dhe i shkroi një mesazh të hapur, shumë të sinqertë kolegëve të saj: "Ju keni penguar si keni mundur punën time. Ju keni tentuar të rivalizoni me mua. Por vetëm unë e meritoj dekoratën. (angl. You guys tried to obstruct me. You fought me. Only I deserve the award). Rezultati vijues i këtij gjesti të saj: rritja e premtuar në gradë e anashkaoi atë, kurse fjalët për meritat e agjentes femër gradualisht u shumëzuan me zero. Por kur ndaj kësaj historie shfaqi interes të gjallë Hollivudi, CIA vendosi të përfitojë nga kjo, thotë Greg Miller:

- Duke u shprehur figurativisht, në CIA shtruan me servilizëm qilimin nën këmbët e regjisorëve të filmit. Skenaristi u lejua madje të hyjë në Zyrën e CIA-s, atij iu krijua mundësia jo vetëm për të komunikuar personalisht me femrën agjente, por edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të shërbimit të inteligjencës. Në CIA atij i dhanë akses në vendstrehimin ku u hartua plani për kapjen e Osama bin Laden. Ky vendim u morr nga vetë Leon Panetta, pra në nivelin më të lartë.

Por shumë shpejt pas kësaj CIA e ndryshoi qëndrimin e vet ndaj filmit. Bigelow ka vënë në film një theks të veçantë mbi torturat, të cilat, sipas mendimit të saj, kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në operacion. CIA konfirmon se kjo është fund e krye gënjeshtër. Me sa duket filmi nuk i justifikoi aspak pritjet e saj, tha Greg Miller:

- Në CIA shpresonin shumë se ky do të ishte një film heroik, ku agjencia amerikane e inteligjencës do të paraqitej nën një prizëm pozitiv. Por në film ka dhe gjëra të tilla, të cilat, sigurisht, nuk u vijnë aspak për mide bashkëpunëtorëve të CIA-s. Në fillim të filmit shfaqet një skenë në burgun e CIA-s që të copëton zemrën.

Rreth vetë filmit, regjisores dhe lidheve të saj me shërbimin sekret u krijua një azhiotazh i madh. Se si do të ndikojë e gjithë kjo zhurmë e bujë në karrierën e heroinës së kësaj historie tani për tani është e paqartë. Asaj i është ndaluar komunikimi me gazetarët, kurse CIA refuzon të japë ndofarë informacioni në lidhje me këtë çështje. Siç pranoi vetë Greg Miller, për të mësuar diçka rreth saj ishte "me të vërtetë shumë e vështirë", pasi agjentja ka punuar në fshehtësi të plotë dhe CIA nuk ka zbuluar kurrfarë informacioni.