Numri i të arrestuarve nga forcat e sigurisë kineze nën akuzën për përhapjen e thashethemeve rreth fundit të pashmangshëm të botës i ka kaluar tashmë të 500 vetët, njoftojnë ditën e hënë mediat lokale zyrtare.

Shumica dërrmuese e personave të ndaluar, të përfshirë në shpërndarjen e fletëpalosjeve, librave, filmave dhe materialeve të tjera me tematikë apokaliptike, janë anëtarë të sektit "Zoti i Plotfuqishëm", aktiviteti i të cilit është i ndaluar në Kinë.