Pjesa e parë e baterive raketore kundërajrore zenit “Patriot”, të cilat NATO do t’i vendosë në jug të Turqisë në fillim të vitit 2013, mbërritën tashmë në bazën e aviacionit të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së Inçirlik, të vendosur në afërsi të qytetit Adan 100 km larg nga kufiri me Sirinë. Së bashku me pajisjet ushtarake mbërriti edhe personeli i huaj ushtarak për shërbimin e komplekseve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi më parë se “Patriot” nuk do të qëndrojnë në Turqi më shumë se çdo të jetë e nevojshme. "Kjo, natyrisht, do të varet shumë nga situata në terren", - tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me faktin se sa kohë do të qëndrojnë komplekset raketore zenit “Patriot” në teritorin e Turqisë.