Moska po ndërmerr të gjitha përpjekjet e mundshme për lirimin e shtetasve rusë të rrëmbyer në Siri. Kjo është deklaruar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndodhet aktualisht për një vizitë në Uzbekistan.

Sipas raportimit të korrespondentit të "Zërit të Rusisë", Sergei Lavrov konfirmoi se në Siri janë rrëmbyer dy shtetas rusë. Sipas të dhënave të Ambasadës ruse në Siri, në autostradën Tartus-Homs u morrën peng tre shtetas të huaj - dy rusë dhe një italian. Të gjithë ata janë bashkëpunëtorë të një firme private siriane. Më tepër se kaq, njëri nga shtetasit rusë nuk evidentohet i fiksuar në regjistrin konsullor, ndërsa tjetri ka dy nënshtetësi - ruse dhe siriane.