Bordi drejtues i prokurorimeve ushtarake i Koresë së Jugut shtyu nxjerrjen e përfundimeve të tenderit F-X III për blerjen e 60 gjuajtësve për në vitin 2013. Në Bord vendosën të diskutojnë edhe një herë kushtet e marrëveshjes me furnizuesit potencialë të avionëve - kompanitë Boeing, Lockheed Martin dhe EADS. Kostoja e gjuajtësve vlerësohet me 7.3 miliardë dollarë.

Më 19 dhjetor në Korenë e Jugut janë planifikuar zgjedhjet presidenciale, kështu që rezultatet e tenderit do të nxirren tashmë nga qeveria e re.