Kandidatët për postin e Presidentit të Koresë së Jugut janë drejt përfundimit të fushatës së tyre zgjedhore.

Për postin e Presidentin luftojnë Liderja e Partisë Konservatore në pushtet “Saenuri”, Park Geun-Hye, vajza e ish-Kreut të shtetit Park Chung-Hee dhe kundërshtari i saj, Mun Jae-in, nga partia më e madhe opozitare, Partia e Bashkuar Demokratike, i cili është avokat i specializuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas disa sondazheve të zhvilluara në mesin e opinionit publik, hendeku mes dy kandidatëve është më pak se 0.5%. Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen të mërkurën.