0Meqë ra fjala, në vitin 1992 me iniciativën e Stipe Mesiç, i cili e njihte personalisht gazetarin Viktor Nogin, është mbledhur shumë informacion i dobishëm në lidhje me tragjedinë në Kostajnica. Më pas unë jam takuar me të në Moskë, Zagreb dhe kryeqytete të tjera evropiane. Sot unë i ofroj lexuesve të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" deklaratat më interesante në lidhje me politikat, me të cilat Stipe Mesiç i është dashur të përballet gjatë jetës së tij të gjatë.

1. Josip Broz Tito
Tito, mbi të gjitha, ishte një politikan shumë mendjemprehtë, largpamës. Ai e kuptonte për mrekulli se Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ) ishte e bazuar në tri pika kyçe të integrimit: në vetë Titon dhe karizmën e tij, Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë dhe Ushtrinë Popullore Jugosllave, e cila i bindej atij në mënyrë të padiskutueshme dhe plotësonte të gjitha urdhrat e tij dhe urdhërat e Komitetit Qendror.

Tito ishte një politikan vizionar. Ai dëshironte të krijonte sistemin e qeverisjes kolektive të vendit dhe ia arriti këtij qëllimi. Ai besonte se atë vetë mund ta zëvendësonin disa njerëz, të cilët do të punonin bashkarisht për të drejtuar vendin dhe partinë. Kjo ishte një mënyrë e veçantë, mjaft origjinale për shndërrimin e Konfederatës së Jugosllavisë. Që në të gjallë të vet ai shprehej shpesh, se pas largimit të tij nga jeta një sistem i tillë konfederal do të mund të funksiononte normalisht. Në qoftë se sistemi do të dalë i paqëndrueshëm, atëhere, thoshte Tito, secila prej republikave të RSFJ-së do të mund të ndjekë rrugën e vet, duke fituar mëvetësinë. Sepse në bazë të Kushtetutës së vitit 1974 republikat filluan të quhen shtete.

2. Sllobodan Millosheviç
Me Millosheviçin mua më është dhënë mundësia për të folur shumë herë. Edhe zyrtarisht, edhe kur ekzistonte Presidiumi i Jugosllavisë, edhe sy më sy në zyrën e tij. Dhe atëhere unë i thashë troç atij: "Sllobodan, ti nuk je luftëtar i devotshëm për Jugosllavinë, ti nuk e dëshiron aspak ruajtjen e saj. Ti nuk do modernizimin e Jugosllavisë".

3. Franjo Tugjman

0 Frano Tugjman (ish Presidenti kroat) unë e njoh personalisht si politikan që nga viti 1965, kur kemi qenë deputetë të Parlamentit të Kroacisë. Ne kemi bashkëpunuar edhe pas 1965. Vetë Tugjman ka qenë partizan. Partizanë kanë qenë edhe babai e vëllai i tij. Njerëzit karizmatikë, frymëzues të "Pranverës kroate", nuk i besonin Franjo Tugjman, ia kishin frikën deklaratave të tij politike. Tugjman e rrethoi veten me emigrantë. Ata ishin shumë larg nga situata reale politike në vend, shumë larg nga ajo që po ndodhte në të vërtetë në Jugosllavi. Pikërisht kjo dhe u bë shkas për distancimin tonë të ndjeshëm nga Tugjman dhe njerëzit e rrethit të ngushtë të tij. Ne të gjithë u larguan nga ai dhe dolëm nga radhët e partisë së tij. Unë i pata thënë Franjo Tugjman se fuqitë e mëdha nuk do ta mbështesin shpërbërjen dhe ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne i patëm bërë rezistencë të fortë kësaj ideje të Tugjman dhe si përfundim rezultuam plotësisht realistë. Politika e Tugjmanit në Bosnjë pësoi fiasko të vërtetë.