Filmi i Peter Jackson, "The Hobbit: Un unexpected Journey" në fundjavën e parë pas premierës doli në vendin e parë në kinematë amerikano-veriore për nga arkëtimet, duke fituar në SHBA dhe Kanada 84.770.000 $. Të ardhurat e përgjithshme në të gjithë botën, të grumbulluara nga shfaqja e filmit, arritën shumën 223 milionë dollarë.

Kjo është pjesa e parë e trilogjisë së xhiruar sipas motiveve të librit të John Tolkien. Shfaqja e dy pjesëve të tjera është planifikuar përkatësisht për në fund të vitit 2013 dhe në mesin e vitit 2014.