0Mijëra banorë të kryeqytetit haitian, Port-au-Prince, dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Mishel Martelly dhe tërheqjen nga vendi të "kaskave blu" të OKB-së. Demonstrata u organizua nga mbështetësit e partisë së ish-Presidentit haitian, Jean-Bertrand Aristide. Protesta përfundoi me trazira masive, goma të djegura dhe përleshje mes policisë dhe demonstruesve.