Rimëkëmbja ekonomike e Japonisë do të jetë detyra kryesore e Kryeministrit të ri japonez, Shinzo Abe. Tregjet e aksioneve reaguan pozitivisht ndaj kthimit në pushtet të liberal-demokratëve, tradicionalisht të afërt me biznesin japonez.

Në Kinë janë shumë më pak të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Japoni. Shinzo Abe është i njohur për qëndrimin e tij tejet të ashpër në lidhje me çështjen e mosmarrëveshjeve territoriale dhe akuatoriale me fqinjët. Shkas për mosmarrëveshjet aktuale mes Tokios dhe Pekinit janë Ishujt Senkaku. Ato janë një varg ishullor pothuajse i pabanuar, nën të cilin presupozohet ekzistenca e rezervave të mëdha të naftës dhe gazit.