Në Connecticut u mbajtën ceremonitë e para mortore të viktimave të masakrës masive në shkollë.

Të parët u varrosën 6-vjeçarët Noah Posner dhe Jack Pinto, të cilët ishin në mesin e njëzet fëmijëve e gjashtë të rriturve, të cilët u vranë nga dora e vrasësit të vetmuar që hapi zjarr në një shkollë fillore ditën e premte.

Duke folur në një kishë lokale ditën e dielë, Presidenti Barack Obama deklaroi se nëse vendi dëshiron ndalimin e tragjedive të tilla në të ardhmen, Amerika duhet të ndryshojë. Megjithatë, Presidenti nuk artikuloi ndonjë ndryshim të mundshëm në ligjet për kontrollin ndaj shitjes së armëve të zjarrit.