Në Evropë shkelen rëndë obligimet themelore ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut Konstantin Dollgov.

Në konfirmim të kësaj deklarate ai përmendi faktin se në shtetet anëtare të BE-së, në territoret e të cilave ndodhen burgje sekrete të CIA-s për të dyshuarit për përfshirje në terrorizëm, hetimet e plota të rasteve të përdorimit të torturave ndaj të ngujuarve janë shumë të ngadalta.

Konstantin Dollgov paraqiti gjithashtu dëshmi, sipas të cilave në 10 vitet e fundit në Bashkimin Evropian është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i krimeve antisemite. Sipas fjalëve të diplomatit, përpjekjet e BE-së për të luftuar ksenofobinë dhe racizmin shpesh kufizohen me dënimin moral të fakteve të tilla.