Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar i Libisë ka vendosur të mbyllë kufirin me Sudanin, Nigerinë, Çadin dhe Algjerinë, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë provincat jugore të vendit.

Një përfaqësues i parlamentit shpjegoi se kjo ishte një masë e nevojshme për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm në vend dhe depërtimit të mallrave kontrabandë. Nuk saktësohet se sa kohë do të vazhdojë regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme dhe për sa kohë ushtarakët do të kontrollojnë jugun e Libisë.