Bashkëshortja e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, pret një fëmijë. Gazetarët arritën në këtë përfundim pas shfaqjes së Ri Sol-ju ditën e hënë në publik me një veshje tradicionale koreane, e cila i tregonte barkun e rrumbullakosur dukshëm, njofton Agjencia Yonhap. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të informacionit mbi shtatzëninë e Ri Sol-ju.

Sipas të dhënave të zbulimit koreanojugor, Kim Jong-Yun është martuar me Ri Sol-ju që në vitin 2009. Mediat e Koresë së Veriut për herë të parë njoftuan për këtë më 25 korrik të vitit 2012. Çifti filloi të shfaqet në publik disa javë para kësaj. Me sa duket, bashkëshortët kanë tashmë një fëmijë të lindur në vjeshtë të vitit 2010 ose në periudhën e dimrit 2010-2011.