Të paktën 10 fëmijë humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një mine të vjetër në pjesën lindore të Afganistanit. Të gjitha viktimat janë vajza të moshës 9 -11 vjeç.

Incidenti ndodhi në provincën lindore të Nangarhar, 120 kilometra nga Kabuli. Guvernatori i provincës tha se vajzat po mblidhnin dru për zjarr. Mina shpërtheu kur njëra prej tyre aksidentalisht e goditi atë me sëpatë.