0- Ne i kemi vënë si qëllim vetes të nxjerrim nga shtëpia pesë milionë njerëz, me qëllim që ata të kenë mundësi të ndjejnë nga afër atmosferën e mrekullueshme të Vitit të Ri dhe të mos pendohen që nuk u larguan nga qyteti për festat e fundvitit. Ne madje edhe pastruesit e rrugëve do t’i veshim me atributet e Babagjyshit të Vitit të Ri, në mënyrë që ata të krijojnë atmosferë festive me pak humor. Është bërë gjithçka me qëllim që çdo ditë feste të jetë interesante, që festimi i Vitit të Ri të jetë emocionues, mbresëlënës dhe i paharrueshëm për banorët e kryeqytetit.

Festivali i Vitit të Ri përfshin rreth 1300 aktiviteteve të larmishme. Sigurisht, këto janë shëtitjet tradicionale nëpër rrugë në nëntë zona urbane këmbësore të qendrës së kryeqytetit. Nëpër to do të qarkullojnë dhjetra grupe artistike me spektakle teatrale dhe muzikore, shfaqje cirku. Risi e sezonit do të bëhen të ashtuquajturët "Mandarin-mobilë", që do të qarkullojnë poshtë e lart nëpër qytet - këta janë mini-furgonë me ngjyra të ndezura dhe aktorë "në bord". Ata do të diversifikojnë shfaqjet argëtuese në rrugë me performanca të ndryshme dhe, përveç kësaj, kanë ndërmend të darovisin publikun me mandarina të ëmbla aromatike: një aplikim i shijshëm ky, por më kryesorja falas, në panairin e madh të Krishtlindjeve!

Publiku më i avancuar ka të ngjarë të drejtohet nga klasterët (clusters) e artit. Në ish fabrikën e çokollatave "Tetori i Kuq" (russ. «Красный Октябрь») çdokush që dëshiron mund të bëhet pjesëmarrës i festivalit të njerëzve prej dëbore, ose më saktë, konkursit për krijimin e njeriut më konceptual prej bore me materialet që të gjenden nën dorë, aty rrotull. Ndërsa Qendra e dizajnit Artplay i fton të gjithë në "pistën arkitektonike prej akulli", të organizuar në çatinë e një ndërtese katër-katëshe. Meqë ra fjala, pista për patinazh në akull në Moskë këtë vit janë hapur shumë, si kurrë ndonjëherë më parë, kurse në ditët e festivalit më të mëdhatë prej tyre do të jetë të hapura deri në dy të mëngjesit.

Një grup muzikantësh propozon një projekt të veçantë në metronë e Moskës, të quajtur "Zvukopoliten". Anëtarja e tij Ekaterina Boçevar shpjegon si vijon:

- Ky përfaqëson në vetvete një instalacion tingëllues zanor me gjatësi të caktuar, që është bërë zakon të quhet muzikë, e cila në të vërtetë nuk është absolutisht e tillë. Kjo është një gamë tingujsh, e destinuar për të shkaktuar një sërë ndjesish të caktuara. Se çfarë tingujsh do të jenë ato - natyre, zëri njerëzor, muzikë apo tingujsh të gjithfarëllojshëm - ky do të jetë vizion i autorit të projektit. Në situatën tonë konkrete ju do të dëgjoni tingujt e dimrit - edhe kërkëllimën e dëborës nën këmbët tuaja, edhe vërshëllimën e mprehtë të tufanit të dëborës ...

0Meqë ra fjala, instalacione tingëlluese do të vendosen jo vetëm në metro, por edhe në parqet urbane. Kurse në Parkun më të popullarizuar në mesin e moskovitëve “Gorki” të kryeqytetit rus më 24 dhjetor do të zhvillohet ceremonia tradicionale e vigjiljes së Vitit të Ri: pritja e Babagjyshit të Acarit (Plakut rus të Vitit të Ri të quajtur Ded Moroz - russ. Дед Мороз). Atë premtojnë ta bëjnë jo më pak madhështore se fishekzjarret e natës së Vitit të Ri - gjithashtu shumë tradicionale. Këtë vit fishekzjarret do të hidhen nga 9 pika të ndryshme të Moskës. Por më të bukurat, më të larmishmet dhe më spektakolaret do të jetë si gjithmonë në Sheshin e Kuq!