Drejtori i Observatorit të Vatikanit, prifti jezuit José Funes, mendon se hipoteza e fundit të botës më 21 dhjetor të këtij viti, e cila ka lidhje me kalendarin e civilizimiz Maya, është irracionale dhe pa asnjë bazë shkencore.

Sipas Funes, diskutimet rreth afateve kohore të fundit të botës nuk duhet të merren seriozisht. "Universi është duke u zgjeruar, dhe në qoftë se disa modele janë të sakta, atëherë në një moment ai do të pushojë së ekzistuari, por kjo nuk do të ndodhë më shpejt se pas një miliard vjetësh", - tha prifti jezuit.