Disa njerëz u plagosën si rezultat i të shtënave pranë një shkolle fillore në qytetin amerikan Newtown (shteti Connecticut). Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, njofton kanali televiziv lokal “WTNH-TV”.

Sipas njoftimeve, policia mori ditën e premte një njoftim mbi faktin se një person i panjohur ka hapur zjarr me armë në afërsi të një shkolle fillore. Sipas të dhënave të kanalit televiziv “NBC”, në shkollë po zhvillohet evakuimi i nxënësve. Detaje të tjera nuk dihen.