Deputetët e Bundestagut gjerman miratuan sot me një shumicë të konsiderueshme votash dërgimin e komplekseve raketore zenit "Patriot" në Turqi për të mbrojtur këtë vendi nga kërcënimet e mundshme siriane.

Në jug të Turqisë, nën patronazhin e NATO-s, nga Gjermania do të dërgohen dy bateri "Patriot" dhe 400 ushtarë. Ata do të nisen në Turqi në janar të vitit 2013 dhe do të vendosen në afërsi të qytetit Kahramanmaras, 100 km larg nga kufiri me Sirinë.

Përfaqësuesit e autoriteteve gjermane theksuan se vendosja e komplekseve raketore zenit gjermane "Patriot" ka thjesht qëllime mbrojtëse.