Cikloni i fuqishëm, që goditi shtetin ishullor të Oqeanit Paqësorit - Samoa, morri jetën e të paktën tre personave. Përveç kësaj, fatkeqësia natyrore shkuli nga rrënjët qindra pemë, shkatërroi të mbjellat dhe rrëzoi shumë ndërtesa. Në pjesën më të madhe të arkipelagut u ndërpre furnizimi me energji elektrike.

Autoritetet deklarojnë mbi nevojën e furnizimit të menjëhershëm të ujit të pijshëm dhe ushqimit për popullsisë, duke e deklaruar Samoa-n zonë fatkeqësie. Ministria e Punëve të Jashtme e Zelandës së Re deklaroi mbi gatishmërinë e saj për të dërguar në ishuj aeroplanët e transportit me ndihma humanitare.