Revista amerikane Time publikoi rezultatet e sondazhit të lexuesve: Lexuesit shpallën "Njeriun e Vitit" liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-Yun.

Gjithsej në votim morën pjesë 5,6 milonë lexues. Megjithatë, nënvizoi redaksia e revistës, kjo nuk do të thotë se revista Time e quan atë "Njeriun e Vitit": më 19 dhjetor do të bëhet e ditur se cilin nga pretendentët do të zgjedhin redaktorët.

Ndër dhjetë personat më të famshme në mesin e lexuesve ishin edhe Presidenti egjiptian Mohammed Mursi dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Aung San Suu Kyi.