Sateliti artificial i Koresë së Veriut, që u lëshua të mërkurën, me sa duket, nuk kontrollohet nga Toka. Kjo u njoftua sot nga një përfaqësues i Komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-ve.

Shërbimet amerikane të zbulimit nuk kanë arritur të regjistrojnë ndonjë shkëmbim informacioni ndërmjet këtij aparati kozmik dhe Tokës. Përfaqësuesi i Komandës ushtarake amerikane nuk e quajti atë satelit, por përdori fjalën "objekt".

Aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të rënies së satelitit nga orbita e Tokës, por në përgjithësi fluturimi i tij të jep një përshtypje të papërcaktueshme. SHBA-të do të vazhdojnë të monitorojë objektin në fjalë.