Çanta me lëndë eksplozive, e cila u gjet të hënën në stacionin kryesor të trenit në Bon, me sa duket, përbënte në vetvete një bombë. Ajo nuk shpërtheu, sepse keqdashësit nuk e kishin montuar ashtu siç duhet atë. Për këtë njoftoi sot botimi “Westdeutsche Rundfunk Koeln” me referim te burimet në organet hetimore.

Në polici gjetja u quajt e rrezikshme. Megjithatë, deri në momentet e fundit, nuk është njoftuar nëse bëhej apo jo fjalë për përpjekje të ndonjë sulmi terrorist. Ditën e martë në lidhje me këtë u arrestuan dy somalezë, të cilit ishin nën vëzhgimin e shërbimeve speciale si islamikë radikalë. Megjithatë pas marrjes në pyetje ata u liruan.